Lajme

Musliu: Kur gratë udhëheqin dhe marrin vendime, shoqëria lëviz përpara

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 20 January 2025

Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numër 12 nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë përkrahja e grave në çdo fushatë është më shumë se një akt mbështetjeje, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas saj përkrahja e grave është një manifestim i fuqisë së tyre, një sinjal i qartë për shoqërinë.

“Përkrahja e grave në çdo fushatë është më shumë se një akt mbështetjeje; është një manifestim i fuqisë së tyre, një sinjal i qartë për shoqërinë. Ajo tregon se gratë janë shtyllë e fortë e çdo ndryshimi të vërtetë. Fuqizimi i grave nuk është thjesht një hap drejt barazisë, por një mundësi për të ndërtuar një të ardhme ku të drejtat dhe mundësitë janë të barabarta për të gjithë. Kur gratë udhëheqin dhe marrin vendime, shoqëria lëviz përpara!”, ka shkruar Musliu në një postim në “Facebook”.

-Advertisement-

Ndryshe Ganimete Musliu kandidon me numër 12 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera