Musliu i reagon BE-së pasi tha se vendimi i Speciales duhet të respektohet: Mos luani me gjakun që u derdh për Liri
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 12 September 2026
Bashkimi Europian, si një nga mbështetësit kryesorë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ka kërkuar respektimin e vendimit që do të merret ndaj katër të akuzuarve në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Por, BE’ja vë në pah se vendimi i 16 shtatorit nuk është fundi i procesit gjyqësor dhe se ai mund të apelohet nga të dyja palët.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila i ka bërë thirrje BE-së dhe të gjitha palëve “të mos luani me gjakun që u derdh për Liri!”.
Postimi i saj i plotë:
I bëj thirrje BE-së dhe të gjitha palëve: Mos luani me gjakun që u derdh për Liri!
Lirinë nuk na e fali askush. E paguam me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të Kombit. E paguam me gjakun e fëmijëve, nënave, baballarëve, vëllezërve dhe motrave tona.
Prandaj, askush nuk ka të drejtë ta relativizojë, ta nëpërkëmbë apo ta trajtojë si të mirëqenë sakrificën mbi të cilën u ngrit liria jonë.
Mirënjohje pa fund atyre që u bënë mburoja jonë qiellore kur na digjej dheu nën këmbë, duke u ngritur në mbrojtje të së drejtës së një populli për të jetuar i lirë.
Liria nuk është dhuratë. Liria është gjak, është sakrificë!

T� tjera
-
Bisedimet për paqe, Rutte: Gjithçka varet nga rusët, nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka pasur zhvillime pozi...
-
Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menj...
-
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: S’kam hapur procedurë disiplinore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me...
-
“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit ...
-
Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e ...
-
“A e din o zotëri ministër që e keni zbeh fort moralin e policisë së Kosovës” – Ganimete Musliu i kërkon llogari Sveçlës për mungesën e uniformave për kadetët
Uniformat e Policisë së Kosovës kanë përplasur deputeten e PDK-së, Ganimete M...
-
Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka n...
-
Tenderi për gomat, Musliu pyet Sveçlën: Qysh do t’ia dalë Policia e Kosovës nëse pasnesër bie borë?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqet...
-
VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish
Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (P...
-
Shtyhet seanca për Jeton Sylajn me kërkesë të avokatit të familjes së Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë, ka njoftuar se seanca e paraparë për t’u mbajtur s...
-
“Policia e Kosovës rreth 2 mijë ditë pa uniforma”, Haxhiu kërkon llogari nga Sveçla në Kuvend
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur në Kuvend çështjen e furnizimi...
-
“Na çmendet, çka m’u keni tek”, avokatja e Jeton Sylajt kërkon nga mediat t’ia lirojnë rrugën para seancës
Avokatja e Jeton Sylajt, Merita Binakaj është shprehur e shqetësuar nga prani...

































