Lajme

Musliu: Falë punës së vitit të kaluar nuk u vërshuan rrugët e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 19 January 2023

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu, ka thënë se falë mirëmbajtjes rrugore reshjet e sotme nuk kanë pasur ndonjë efekt në rrugët e kryeqytetit.

Musliu, ka falenderuar ekipin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Operatorëve Ekonomik për punën dhe profesionalizimin gjatë vitit të kaluar.

“Efekti dhe rezultati i mirëmbajtjes rrugore, po shihet tani në këto ditë me rreshje shiu”.

-Advertisement-

“Fal punës, angazhimit dhe profesionalizmit të treguar gjatë tërë vitit të kaluar, sot kur shumë qytetet po përballen me vërshime, Kryeqyteti është i sigurt, pa probleme në lëvizje dhe pa dëme. Faleminderit ekipit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Operatorëve Ekonomik” ka shkruar Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera