Mushkolaj: Prindon Sadriu do duhej të shkarkohej kur i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 13 April 2022
Analisti Imer Mushkolaj ka folur lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të gjeturat për raportin e Qeverisë dhe Presidencës me mediat, shkruan Gazeta Express.
Mushkolaj përmendi se si zyrtarë nga kabineti si i presidentes ashtu edhe nga i kryeministrit kanë kritikuar dhe kanë përdorur gjuhë jo të duhur për mediat në Kosovë.
“Nuk mund të thuhet se një shef i kabinetit të dikujt ose një këshilltar i lartë politik mund të bëjë një veprim, në këtë rast të postojë një deklaratë në rrjete sociale që i kritikon dhe i përligj gazetarët të mos e dijë shefi i tij ose shefja e tij. Është absurde të mendosh një gjë të tillë. Ky është shqetësimi kryesor, sepse më pas ne nuk kemi reagim nga shefat e tyre. Nuk kemi parë as reagim të znj.presidente e as të z. Kryeministrit në shumë raste kur nga njerëz të tyre janë sulmuar gazetarët dhe mediat”, deklaroi Mushkolaj, në emisionin “Frontal” në T7.
Ai e përmendi edhe rastin e bashkëshortit të presidentes Prindon Sadriu, që i quajti mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
“Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Janë quajtur ndërmarrje e përbashkët kriminale duke nisur nga bashkëshorti i znj. Osmani”, tha ai.
E për këtë deklaratë, sipas Mushkolajt, Sadriu do të duhej që të shkarkohej.
“Në një shtet normal, me një qeveri normale një pretendim, ose disa pretendime të z.Sadriu që përveç është zotëria i parë i shtetit është edhe diplomati i parë në Maqedoninë e Veriut, ai absolutisht do të duhej të shkarkohej nga posti i tij. S’kemi parë asnjë veprim nga shefja e tij, znj.Gërvalla dhe përpjekje për arsyetimin e veprimeve të tij nga presidentja”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...