Murtezaj: Në secilën fushë, për ATK-në veriu është sfidë
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 04 June 2023
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj ka thënë se për këtë institucion luftimi i kontrabandës në veriun e Kosovës është sfidë si për çdo sektor tjetër.
Ai shton se kjo punë është përgjegjësi edhe e Doganës e Policisë, institucionet këto që kanë bashkëpunim të vazhdueshëm.
Por Muretzaj, ka potencuar se ka tatim pagues nga komuniteti serb, që vazhdojnë të deklarohen e të paguajnë tatim dhe t’i përmbajnë kërkesave ligjore të Kosovës.
“Çështja e luftimit të kontrabandës nuk është vetëm përgjegjësi e institucionit të ATK-së, dihet që të pjesa e kontrabandës më shumë është përgjegjësi e Doganës në këtë rast edhe përgjegjësi e Policisë, por të njëjtën kohë për çështjen e ekonomisë jo formale është kompetencë dhe përgjegjësi edhe e jona dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim”.
“Duhet ta pranojmë një fakt sikur se për secilin sektor, secilën fushë edhe për ne si ATK është një sfidë në vetvete për shkak se e dimë mënyrën e funksionimit të ekonomisë në atë pjesë të Kosovës edhe përkundër asaj ne duhet ta pranojmë faktin që ka tatim pagues që vazhdojnë të deklarohen e të paguajnë tatim pagues të komunitetit serb në këtë rast që vazhdojnë të të deklarohen të paguhen dhe t’i përmbajnë kërkesave ligjore të Kosovës”, tha ai.
Murtezaj po ashtu ka potencuar se kohëve të fundit është rritur edhe numri i tatim paguesve nga kategoria e këngëtarëve, grupeve muzikore.
Sipas tij, nga 10 milionë euro të deklaruara sa që ishin në vitin 2021, shifrat kanë kaluar në mbi 20 milionë euro, pra nga 800 mijë euro të paguara kanë shkuar në 2 milionë euro në vitin 2022.
“Gjatë viti të kaluar kemi qenë prezent në aktivitete verore duke identifikuar ose monitoruar aktivitet të cilat janë të shtuar në sezonin veror, në këtë rast është edhe pjesa e këngëtare, grupeve muzikore, diskotekave, restoranteve e të gjitha këto. Ka këngëtar ose grup muzikor, ose këngëtar të cilët janë me tatime shtesë në vlera mbi 100 mijë euro”.
“Po ashtu këtu do ta potencojmë faktin që si rezultat i atyre monitorimeve tona në teren është arritur efekti në ngritje të vetë deklarimit të kësaj kategorie te tatim paguesve, ku gjatë viti 2022 është rritur qarkullimi i deklaruara nga rreth 10 milionë euro që ishte në vitin paraprak në vitin 2021, në mbi 20 milionë euro, apo edhe rritje të tatimeve të paguara nga rreth 800 mijë që ishin vitin 2021 në rreth 2 milionë euro në vitin 2022 vetëm nga këngëtarët. Kjo është një rezultat që tregon që ne jemi duke punuar në shumë drejtime sikurse në ngritjen të vetëdijes për vetë deklarim dhe pagesë të tatimeve nga ana e bizneseve po të njëjtën kohë edhe me masat aty ku nuk i’u binden ligjit”, tha ai.
Murtezaj ka thënë se vitet e fundit kanë ndryshuar qasjen e menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore.
Sipas tij, me ndërrimin e kësaj qasje tek sektori i ndërtimtarisë ka prodhuar rezultate e saj, pasi ka rritje të hyrave tatimore dhe këto të hyra, sipas tij nënkuptojnë që ka zvogëlim të informalitetit, raporton EO.
“Vitet e fundit kemi ndryshuar qasjen tonë te menaxhimit të rreziqeve të përmbushjes tatimore nga një qasej gjithëpërfshirësish që e kishim në të kaluarën, tani kemi një qasje sektoriale. Pikërisht si rezultat i saj i kemi identifikuar sektorët ku janë me rrezik më të lartë potencial për shmangie tatimore, e njëra ndër to është edhe sektori i ndërtimtarisë por që gjithsesi nuk përjashtohen edhe sektorët tjera sepse ne kemi përgatitur edhe projekte te veçanta për secilin sektor. Jemi duke zbatuar ato projekte dhe në të njëjtën kohë kjo qasje ka prodhuar rezultate e saj, sepse shihet janë evidente këto rezultate kur shihet që kemi rritje të hyrave tatimore dhe këto të hyra nënkuptojnë që ka zvogëlim të informalitetit. Pra në një rritje ekonomike 3 apo 4 për qind të kemi rritje të hyrave tatimore, aktualisht rreth 18 për qind kjo nënkupton do të thotë që kemi pothuaj se 5 për qind të rritjes së të hyrave në raport me rritjen e GDP-së. Kjo me automatizëm prodhon rezultatin që ka zvogëlim të infomrlaitetit”, tha ai.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...