Sport

Muriqi me postim domethënës pas dygolëshit të djeshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 10 April 2023

Vedat Muriqi ka qenë protagonist i Mallorcas dje ia siguruar një pikë të vlefshme në duel me Real Valladolidin në udhëtim.

Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola në barazimin 3:3, duke iu kthyer kështu golave në La Liga, shkruan “Gazeta Express”.

28 vjeçari arriti në kuotën e 12 golave dhe po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor në arritjen e objektivit, i cili është mbetja në ligën elitare spanjolle.

-Advertisement-

“Deri në fund”, ka shkruar Muriqi në Instagram.

Muriqi e shënoi golin e parë në minutën e 53-të, ndërsa atë të dytë personal dhe të barazimit, në minutat shtesë nga penalltia.

Përfaqësuesi kosovar është bërë lojtari më i rëndësishëm i Mallorcas në dy sezonet e fundit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy