Murati takon zv. presidenten e Bankës Evropiane për Investime
Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 08 May 2023
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim delegacionin e Bankës Evropiane për Investime (BEI) të kryesuar nga zëvendëspresidentja e BEI-së, Lilyana Pavlova.
Në komunikatën për media thuhet se ministri Murati ka falënderuar zëvendëspresidenten Pavlova për bashkëpunimin e suksesshëm me BEI-në përgjatë viteve, duke vënë theks në mbështetjen e bankës në investime infrastrukturore në vend.
“Gjithashtu, ministri e njoftoi Pavlovën edhe lidhur me indikatorët e fundit makrofiskal, si dhe masat e ndërmarra nga qeveria për mbështetjen e familjeve që nga fillimi i pandemisë”, thuhet po aty.
Po ashtu bëhet e ditur se, nga ana e saj, Pavlova u shpreh se BEI mbështet investimet që kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës, e të cilat integrojnë vendin edhe më tej në tregun rajonal dhe atë të BE-së.
“Ajo nënvizoi mbështetjen për zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme të transportit, projekteve të energjisë së ripërtrishme, infrastrukturës së ujit dhe ujërave të zeza, si dhe sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim u diskutua edhe mbarëvajtja e projekteve aktuale në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte të tjera me interes për qytetarët e vendit tonë.
Të tjera
-
Hoxhaj, Lavrovit: Propaganda ruse dhe serbe e ‘spạstrimit etnik’ të serbëve në Kosovë, përpjekje për destabilizim
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj dek...
-
Lavrov: Po tentojnë që serbët t’i dëbojnë në heshtje nga Kosova
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se serbët e Kosovës janë duke...
-
Kurti: Trashëgimia e Rexhep Lucit mbetet e gjallë dhe duhet të vazhdojë përmes veprave tona
Kryeministri Albin Kurti, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se e ka shikua...
-
Aksident në mes autobusit të “Trafikut Urban”, dhe një veture në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në mes të autobusit të “Tra...
-
Arrestohet një serb për krimẹ lụftẹ në Istog
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb për krime lufte kundër popullsisë civ...
-
“Ekrem Rrahmani, assesi nuk po mund të edukohet” reagon VV-ja në Podujevë pas përplasjes me Bulliqin
Lëvizja Vetëvendosje e Qendrës në Podujevë, ka reaguar pas përplasjes...
-
Lansohet projekti për sigurinë e fëmijëve në trafik
Në shkollën fillore ” Naim Frashëri” në Prishtinë, sot u bë lansimi i projekt...
-
Dogana sekuestron dy automjete luksoze, vlera e tyre marramendëse
Ditën e sotme, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Pr...
-
Dështon vazhdimi i seancës në Kuvend, shkak mungesa e kuorumit
Kuvendi i Kosovës nuk ka pasë kuorum për të vazhduar pjesën e dytë të seancë ...
-
“Tradhtar, legen, uzurpator”, përplasje e ashpër mes Bulliqit e asambleistit të LDK-së
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është përplasur ashpër me ...
-
Policia e Kosovës me aksion në veri, bastisen Degët e Bankës Popullore të Serbisë
Policia e Kosovës, Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urd...
-
Kurti: Gjatë viteve ’98-‘99, dhunạ sẹksụạlẹ është përdorur si mjet lufte nga Serbia në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia në luftën e fundit në Kosovë dhun...