Lajme

Murati shkruan për rritje të të hyrave nga Aeroporti, Basha: Msiti ka thanë “veç ditë e përpjetë!”

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 11 October 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë shënuar rritje të theksuar në katër vitet e fundit.

Murati ka thënë se kjo është si rezultat i shtimit të numrit të pasagjerëve dhe shtimit të vizitorëve të huaj.

“Të hyrat buxhetore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë shënuar rritje të theksuar gjatë katër viteve të fundit.

-Advertisement-

Kjo vjen si rezultat i shtimit të numrit të pasagjerëve, kryesisht nga mërgata jonë, por edhe si rezultat i shtimit të numrit të vizitorëve të huaj, që kanë filluar të vijnë në Kosovë për ngjarjet e shumta sportive e kulturore”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se për këtë arsye aeroportit tashmë i janë shtuar edhe katër porta të reja dhe gjatë këtij viti pritet ta arrijë shifrën e 4 milionë udhëtarëve.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti Dimal Basha.

“Qysh ka thanë ai msiti, “veç ditë e përpjetë!””, ka shkruar Dimal Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera