Dënohet me burgim zyrtari komunal i Mamushës që i bëri jashtëligjshëm kosovarë mbi 100 persona

Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 11 October 2024
Zyrtari komunal i Mamushës, Murat Shala (Mürat Şala), është dënuar me 22 muaj burgim.
Kjo u bë e ditur në vendimin e Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Prizren.
Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.
Sipas vendimit të gjykatës, Shala është shpallur fajtor pasi “nga data 20.01.2021 në vazhdimësi deri më datë 05.01.2024, në Mamushë, në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, me dashje i tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e tija ligjore”.
“I njëjti nxjerr dokumente zyrtare të falsifikuara dhe ndërhyn në regjistrin zyrtar duke shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrimin e tij dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentet zyrtare dhe regjistrin me përmbajtje të rreme, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht i regjistron në sistemin e gjendjes civile duke u lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua mundëson fitimin e shtetësisë 124 (njëqind e njëzet e katër) personave”.
Të njëjtit, sipas Gjykatës, Murat Shala “i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 10 dhe 17 të Ligjit Nr. 04/L-2015 për Shtetësinë e Kosovës, në kundërshtim me nenin 4 dhe 10 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2020 për Kriteret dhe Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës, si dhe në kundërshtim me nenin 3 dhe 4 të UA Nr. 05/2017 për Kriteret Që Përbëjnë Dëshmi Për Shtetësinë e Ish-RFJ-së dhe Banimin e Përhershëm në Territorin e Kosovës më 1 Janar 1998, ngase të njëjtit nuk plotësojnë kriteret e fitimit të shtetësisë me natyralizim duke përfshirë kriterin për prindërit me shtetësi të Kosovës, e as kriterin me qëndrim në Republikën e Kosovës”.
“Po ashtu nga verifikimet e bëra përmes sistemit policor BMS për menaxhimin e kufirit, shumë nga personat përfitues nuk rezultojnë me hyrje dalje përmes kufijve në Republikën e Kosovës, për më tepër pas verifikimit në zyrat e gjendjes civile në Mamushë nuk ekzistojnë dosjet për aplikim nga ana tyre dhe as librat amzë, përderisa si rezultat i veprimeve të të pandehurit, u mundësohet personave të lartcekur pajisja me dokumente të Republikës së Kosovës”, thotë ndër të tjera Gjykata në vendim.
Me këto veprime, Murat Shala thuhet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.
Ndërkaq, nga data 20.01.2021, “në vazhdimësi deri më datë 05.01.2024, në Mamushë, i pandehuri M. Ş.,, në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, pa autorizim dhe me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete dhe për personat tjerë, si dhe me qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër – Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës (ARC), hyn në sistemin kompjuterik të tjetrit – zyrtarit N.M, të cilit fillimisht arrin t’ia sigurojë fjalëkalimin privat dhe më pas ia përdorë userin, nga ku regjistron të dhëna në sistemin e gjendjes civile dhe më pas në periudha të ndryshme kohore, i regjistron në sistem 113 (njëqind e trembëdhjetë) persona, të cilët pa qenë fare në librat amë të lindjes dhe pa pasur fare dosje të verifikimeve, i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të të pandehurit përmes hyrjes pa autorizim në sistemin kompjuterik të tjetrit, ua mundëson personave të lartcekur pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës”.
Me këto veprime, Gjykata thotë se i pandehuri Shala në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.
Për veprën e parë penale, të pandehurit i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 15 muajve, kurse për veprën e dytë, Shala dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 10 muajve.
Mirëpo, “të akuzuarit i shqiptohet dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 22 muajve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.03.2024 deri me datën 25.09.2024”, tha Gjykata në njoftim.
Po ashtu, atij i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo në shërbim publik, dhe atë në kohëzgjatje prej 5 vitesh, pas përfundimit të vuajtjes së dënimit me burgim.
Ndërkaq, urdhërohet anulimi i plotë i veprimeve juridike të kundërligjshme në drejtim të 124 personave, të cilët janë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme. “Këtë duhet ta kryej ARC që t’i shpallë të pavlefshme dokumentet e nxjerra në emër të Republikës së Kosovës për 124 personat e lartcekur, duke përfshirë certifikatat, letërnjoftimet dhe pasaportat. Këtë ARC duhet ta kryej në afat prej 30 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, u tha në vendimin e Gjykatës.
I akuzuari obligohet po ashtu që t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë së gjykatës, në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 300 € dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcënim të ekzekutimit të dhunshëm.

Të tjera
-
Bajrami për Kurtin: S’ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim
Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverin...
-
Gucati dhe Abdixhiku flasin për gjendjen e kategorive të dala nga lufta
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së ba...
-
A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?
Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshm...
-
Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online
Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është...
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA administratori kryesor i tregut kriminal online, ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit
Liridon Masurica (33-vjeçar) nga Gjilani i njohur si “@blackdb” është ekstrad...
-
Deputetët britanikë kërkojnë ndryshim qasje ndaj Serbisë, shkak pjesëmarrja në paradën ushtarake në Moskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të forta ndërkombët...
-
Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drej...
-
Numërohen 98% e kutive të votimit në Shqipëri, PS siguron fitoren, PD rënie krahasuar me 2021
Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit brenda Shqipërisë, Partia Socialist...