Sport

Munishi: “Problem është me mposhtë Kurtin në debate, por tashmë ka ndërruar qëndrim”

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 18 November 2019

Ismet Munishi, i ftuar në ‘Debat Plus’, ka folur për krijimin e një Kombëtare dhe ndryshimin e Albin Kurtit, që dikur njihte vetëm flamurin e Shqipërisë – sot shikon edhe ndeshjet e Kosovës.

“Problem është me mposhtë Albin Kurtin në debate, por tashmë ka ndërruar paksa qëndrim”.

“Duhet të mësohemi ta respektojmë flamurin dhe institucionet tona”.

-Advertisement-

“Ka pasur ide për bashkim, por duhet të jemi racionalë, çfardo që jemi”.

“Ne të bashkuar në një Kombëtare nuk do të thotë që jemi më të fortë, duhet vetëm të punojmë”, tha Munishi.

“Nuk kemi pasur as stadium që 20 vite dhe jemi shkuar në Shkodër për t’i shikuar ndeshjet”.

“Tutje, as nuk duhet të politizohen çështjet e kalimit të futbollistëve te Kosova apo Shqipëria”,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera