Sport

Munishi: Jemi në mesin e milionerëve, mund të luftojmë për trofe

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 02 October 2017

Vëllaznimi i Gjakovës po kalon një sezon të mirë në Superligë, ku pas tetë ndeshjes ka grumbulluar 12 pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë pas Llapit dhe Trepça ’89.

Nën drejtimin e Ismet Munishit, klubi i cili erdhi nga Liga e Parë i është rikthyer shkëlqimi që kishte dikur.

Vetë tekniku, në një prononcim për Indeksonline shprehet i kënaqur që gjendet në pjesën e lartë të tabelës, ku me një organizim më të mirë mund të kufij për titull.

-Advertisement-

“Jam shumë i kënaqur qe gjendemi ne mesin e milionereve ne tabelë.  Kemi grup fantastik te lojtarëve, shikues te mrekullueshëm , nëse përmirësohemi ne organizim mund te luftojmë për trofe”, ka thënë Ismet Munishi.

“Jam shume i kënaqur, kemi punuar shumë, jemi ne rrugë te mirë”, shtoi ai. /IndeksOnline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera