Ekonomi

Mundësitë dhe ndryshimet që solli koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 07 April 2020

Në kohë krizash, bëj kujdes nga rreziku, por njih oportunitetet. Kjo shprehje e Presidentit amerikan John Kennedy vlen edhe më shumë sot, në kohën e krizës së koronavirusit.

Masat e qeverisë për të frenuar infektimin, detyruan mijëra biznese në Shqipëri që të mbyllin qepenat. Me qytetarët nën efektin e panikut, konsumi ra ndjeshëm, për gjithçka që nuk ishte ushqime apo mallra të tjerë të nevojshëm, trasmeton Gazeta inFokus.

Qoftë nga radhët e gjata në dyert e bizneseve si marketet apo bankat, qoftë nga frika e lënies së mijëra punëtorëve pa të ardhura, për të gjithë bizneset që iu ishte penguar aktiviteti, sipërmarrja u detyrua të përshtatej. Zgjidhja për këtë problem ishte teknologjia dhe inovacioni.

-Advertisement-

Koronavirusi dëmtoi shumë biznese dhe la pa punë mijëra vetë, por nga ana tjetër po na jep mjetet për të mbyllur hendekun digjital me botën. Mjete që do të ndihmojnë pjesërisht në rimëkëmbjen e ekonomisë pas kësaj krize dhe do të na bëjnë më imunë ndaj situatave të tilla të papritura. News.com.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera