Sport

Müller ndien keqardhje për Barcelonën: Ekip enigmatik pa Leo Messin

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 13 September 2021

Mesfushori i Bayern Munich, Thomas Müller, tha para ndeshjes së ardhshme kundër Barcelonës në Champions se është për të ardhur keq që skuadra katalanase nuk e ka më Lionel Messin në radhët e saj:

“Në përgjithësi është për të ardhur keq që ai është larguar. Kur luani kundër një skuadre që ka Lionel Messin është diçka që krijon motiv shtesë për të gjithë, sepse të gjithë e dimë se çfarë ka arritur ai”.

Müller pranoi nga ana tjetër se është e vështirë për të ta vlerësojë Barcelonën pa Messin dhe komentoi se nuk e di se çfarë e pret Bayernin në “Camp Nou”: “Më duhet të pranoj se për momentin nuk mund ta vlerësoj Barcelonën.

-Advertisement-

Pa dyshim, pa Messin tani do të jetë një ekip tjetër. Është e mundur që pa Messin ata të kenë një lojtar më shumë, që jep kontribute mbrojtëse. Nuk e di se çfarë na pret. Në çdo rast, një stadium i mrekullueshëm kundër një klubi të madh”.

Barcelona ka qenë një nga rivalët më të preferuar të Müller në karrierën e tij. Në takimin e fundit, në të cilin Bayerni fitoi 8-2 në Lisbonë, Müller shënoi dy gola, duke shkuar në gjashtë gola në pesë ndeshje zyrtare kundër ekipit katalanas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera