Muharremi paralajmëron eskalim: LVV dhe Kurti përgjegjës për bllokadën dhe provokimin më të madh politik
Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 12 August 2026
Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke paralajmëruar se tensionet mund të përshkallëzohen nëse procesi vazhdon të zvarritet.
Muharremi ka thënë se situata është bërë shqetësuese jo vetëm për skenën politike, por edhe për qytetarët, familjet dhe bizneset.
“Situata, siç po shihet, është shumë e tensionuar dhe duket se është afër eksplodimit. Njerëzit, deputetët, familjet dhe bizneset kanë të drejtë të jenë të shqetësuar kur, pa asnjë arsye, zvarriten proceset, ndërkohë që po zhbëhen institucionet dhe shteti i Kosovës”, ka deklaruar Muharremi.
Sipas tij, sa më shumë që vonohet konstituimi i Kuvendit, aq më shumë rritet rreziku për përshkallëzim të situatës.
“Sa më shumë vonon konstituimi i Kuvendit, aq më shumë mund të eskalojë situata. Ne nuk e dimë se çka mund të ndodhë kur deputetët kacafyten fizikisht nesër mes vete e kur rrezikojmë edhe një protestë popullore”, ka thënë ai.
Muharremi ka drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se kjo parti po shkel Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën, pasi sipas tij nuk po i thërret seancat çdo 48 orë dhe po refuzon ta përfundojë procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Krejt kjo po ndodh për shkak se LVV po e shkel Rregulloren e Kuvendit, nuk po i thërret seancat çdo 48 orë e gjithashtu po refuzon me konstitu Kuvendin. Pra, e ka suspenduar Kuvendin, demokracinë, po e shkel Kushtetutën e nuk po i respekton vendimet e Gjykatës Supreme”, ka deklaruar Muharremi.
Ai e ka cilësuar situatën si “sulmin më brutal” ndaj shtetit të Kosovës që nga themelimi i tij, ndërsa përgjegjësinë ua ka atribuuar atyre që, sipas tij, po e bllokojnë krijimin e institucioneve.
“Ky është sulmi më brutal ndaj shtetit të Kosovës prej themelimit të tij. Përgjegjësinë kryesore për situatën e kanë ata që po e bllokojnë themelimin e institucioneve dhe e kanë bllokuar Kuvendin, nuk po e thërrasin seancën për konstituim të Kuvendit, përkundër faktit që kjo kërkohet me Kushtetutë dhe me Rregullore të Kuvendit”, ka thënë ai.
Në fund, Muharremi përgjegjësinë kryesore për situatën ia ka adresuar LVV-së dhe liderit të saj, Albin Kurti.
“LVV në krye me Albin Kurtin janë përgjegjësit kryesorë të bllokadës dhe provokimit më të madh politik dhe shoqëror në historinë e re të Kosovës”, ka përfunduar Muharremi.

T� tjera
-
Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë
Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irl...
-
ACPAC, the Organization Strengthening the Voice of Albanians in Canada, Brings Together Intellectuals and Prominent Figures and Sets Its Strategy for the Next Two Years
The Albanian-Canadian organization is expanding its engagement in Canada’s pu...
-
ACPAC, organizata që po fuqizon zërin e shqiptarëve në Kanada, mbledh intelektualë e personalitete dhe përcakton strategjinë për dy vitet e ardhshme
Organizata shqiptaro-kanadeze po zgjeron angazhimin e saj në jetën publike dh...
-
Irlanda trefishon epërsinë
Irlanda trefishon epërsinë Irlanda ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Koso...
-
Irlanda shënon për 2:0, sërish nga pika e bardhë
Irlanda ka fituar një tjetër penalti, pasi atë e ka shkaktuar portieri Aro Mu...
-
Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh
Është mbyllur pjesa e parë e përballjes Irlandë – Kosovë, që po luhet në Dubl...
-
Tasholli: Specialja mund të quhet “Gjykatë Fashiste”, po përdoret për hesape politike
Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka kritikuar ashpër G...
-
Hoti me kritika ndaj qeverisë: Anuluan projektin e gazit, paratë i orientuan për bateri që nuk prodhojnë energji
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kilaj deklarohet pas lirimit: S’është dasht me ekzistu fare ky proces
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ka reaguar...
-
Irlanda kalon në epërsi ndaj Kosovës, Hajrizi përjashtohet me të kuq
Irlanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës.Parrott ka realizuar nga penalltia. ...
-
FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin AI për të depërtuar në sisteme brenda tri orësh
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin...
-
Nis ndeshja Irlandë – Kosovë
Ka nisur përballja ndërmjet Irlandës dhe Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. Të...


































