Muharremi: Nëse paga minimale është 500 euro bruto, Qeveria duhet t’ia heqë taksat punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus
11:06 | 01 July 2026
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas hyrjes në fuqi të pagës minimale prej 500 eurosh, duke ngritur shqetësime se kjo shumë është përcaktuar në vlerë bruto dhe jo neto.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muharremi ka pyetur nëse mbi pagën minimale do të aplikohen taksa, duke theksuar se në këtë rast punëtorët nuk do t’i marrin të plota 500 euro.
Sipas tij, nëse paga minimale është bruto, atëherë Qeveria duhet të shqyrtojë heqjen e tatimeve për këtë kategori të punëtorëve.
“Nëse ka taksa, atëherë ato duhet të hiqen për këtë grup. Qeveria fiton pak nga kjo, por përfitimi për punëtorët kur largohet tatimi mbi këtë vlerë është shumë më i madh”, ka shkruar Muharremi.
Ai ka vlerësuar se 500 euro bruto përkthehen në më pak se 15 euro në ditë, shumë e cila sipas tij duhet të mbulojë qiranë, transportin, energjinë elektrike, ushqimin, veshmbathjen, ilaçet, arsimin dhe shpenzime të tjera jetësore.
Muharremi ka argumentuar se një masë e tillë do të kishte ndikim më të madh në mirëqenien e punëtorëve sesa rritja e pagës minimale e shoqëruar me mbajtjen e tatimeve.
“Nëse Qeveria kishte dashur me i ndihmu përnjëmend punëtorët, kishte me i heqë taksat nga paga minimale dhe nuk do t’ua merrte një pjesë të rrogës që në ditën e parë”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro./GazetaInfokus

T� tjera
-
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror temperaturat kanë pësuar ulje intensi...
-
Mblidhet Vetëvendosje, brenda 6 muajve do të mësojnë emrin e liderit të partisë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesi...
-
Demiri dhe Çeku zotohen për bashkëpunim në fushën e arsimit
Ministri i Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, zhvilloi takim pune me Ministrin ...
-
Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me...
-
Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët, 16 shqiptarë të ekstraduar
Nga arrestimi i bosit të mafias irlandeze Daniel Kinahan deri te sekuestrimi ...
-
Radoiçiq dhe Veselinoviq dyshohet se janë larguar së bashku nga Serbia, drejt Kirgistanit dhe Moskës
Milan Radoiçiq, i cili e ka pranuar publikisht se organizoi sulmin e armatosu...
-
Mblodhi afro 190 mijë euro kinse vuante nga leukemia, Endrit Azemi u kap në kufi – para hetuesve pranoi se gjithçka ishte inskenuar
Gazeta Sinjali sjell detaje ekskluzive nga arrestimi dhe rrëfimi para hetuesv...
-
Kosova kërkon avancim në procesin e anëtarësimit në BE
Në një takim me përfaqësues të Komisionit Evropian (DG ENEST) dhe Zyrës së BE...
-
Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtua...
-
Çerkini kërkon që Kosova të mos përjashtohet nga forumet e BE-së për zgjerimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Krenare Çerkini, ka kërkuar që Kosova të j...
-
Haliti: PDK-ja u çorganizua pas largimit të Thaçit, brenda partisë u krijuan disa blloqe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka vlerës...































