Lajme

Muharremi: Kurtin e bëri emocional fushata, pushteti i madh nuk e ka ndihmuar, ta përqafojë t’kurrjen

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 14 January 2025

Analisti, Shenoll Muharremi ka analizuar dy tubimet e fundit të Vetëvendosjes dhe kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicë dhe në Pejë.

Ai ka thënë se Kurti është bërë emocional dhe po përqafohet me njerëzit sikur nuk do ti takojë më duke theksuar se shpreson që të jetë mirë me shëndet.

“Kurti u bë emocional. E shikova pak në Pejë më herët. E kemi pa dje në Mitrovicë gjithashtu. Shih ti çfarë përqafime bënte, thuajse nuk do të shihej më asnjëherë me ata njerëz. Ishalla vetëm është mirë me shëndet, se politika nuk është edhe aq e rëndësishme. Po përdorë vazhdimisht terme që si ka përdorë më herët si “Ju dua,” “Zemra ime”… Përqafime sikur të ishin kthyer nga lufta e nuk janë parë me vite”, shkruan ai.

-Advertisement-

Sipas analistit emocionet e Kurtit tregojnë ankthin që ai po përjeton për të ardhmen, shkruan Gazeta Infokus.

“E di që kundërshtarët e tij kishin me thënë që janë emocione dhe përqafime lamtumirëse, por më shumë kisha me thënë se është njëfarë emocioni ankthi për të ardhmën dhe emocion negativ dhe refuzim që nuk po e pranon faktin e tkurrjes se LVV-së. Nuk po e pranon mirë që po e humb bazën e 430k votave. Kosova ka nevojë ende për Albinin por jo me qeverisë ai vet dhe me i marrë të gjitha vendimet vet. Demokraci, bashkëpunim duhet..”, ka deklaruar ai.

Muharremi i ka bërë thirrje kryeministrit që të pranojë se ai nuk e ka më përkrahjen nga populli sic e kishte në zgjedhjet e vitit 2021. Sipas tij ai duhet ta pranojë realitetin sepse edhe kaq sa po përkrahet është e madhe për të.

“Personalisht mendoj që është proces tepër normal dhe secilit politikan në botë do t’i ndodhte ngjashëm. Vetëm se ai duhet ta pranojë atë fakt edhe të kënaqet me përkrahjen që ka aktualisht, çka i ka mbetur, se edhe ajo është e madhe.  Miqësohu me tkurrjen, se është e shëndetëshme. Pushteti i madh nuk të ka ndihmu, përkundrazi.. Mos u bë lakmitar, sepse viti 2021 ka qenë i jashtëzakonshëm, nuk përsëritet jo vetëm më 9 shkurt, por asnjëherë në të ardhmen e parashikueshme. Kënaqu me atë që ke e jo me u ndi keq për atë që nuk do e kesh më”, shkruan ai.

Dy fjalimet e Kurtit në tubimet e fundit, janë komentuar jashtëzakonisht shumë për gjuhën e përdorur, mënyrën se si ka vendosur të godasë opozitën duke përdorur një gjuhë tejet të ashpër dhe një ton goxha agresiv./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera