Lajme

Muharremi kritikon institucionet: Dita e 7-të pa reagim, për interesin tuaj veproni brenda natës

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 22 September 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar përfaqësuesit politikë për mungesën e një reagimi të përbashkët institucional, duke thënë se edhe nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet për shkak të çështjes që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, partitë mund të takohen jashtë ambienteve të tij për të kërkuar një dakordim, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebool”, Muharremi ka kërkuar që përfaqësuesit politikë të gjejnë një hapësirë tjetër për takim dhe të përpiqen të arrijnë konsensus për çështjet që, sipas tij, lidhen me interesin publik dhe të Kosovës.

“Hajde, nuk po mujshit (dojshit) me u mbledhë në Kuvend se është çështja në Kushtetuese… Po pse nuk po mblidheni në një sallë tjetër konferencash jashtë Kuvendit e me u dakordu pak bashkë? I kemi 1,000 salla të tilla. Ha?”, ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Ai ka vazhduar kritikat, duke pretenduar se partitë politike nuk kanë ditur të reagojnë me kohë dhe të gjejnë konsensus kur bëhet fjalë për interesin publik.

“Nuk dijtët kurrë me reagu me kohë. Kurrë nuk ishit në gjendje me gjetë konsensus kur është interesi publik dhe i Kosovës në pyetje. E për interesin tuaj po dini shumë mirë, brenda natës veproni”, ka shkruar ai.

Muharremi ka përdorur tone të ashpra ndaj klasës politike, duke i akuzuar për vendosjen e interesave personale dhe partiake përpara interesit të përgjithshëm.

“Çuba politikë, nuk arritët kurrë me shiku e mendu e vepru përtej hundës dhe interesit personal e partiak. Jau honkshin macat politikën e mbrapshtë që ma keni! Dita 7 ende pa reagim institucional”, ka përfunduar Muharremi./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy