Muharremi: E ardhmja e Kosovës nuk varet nga Lajçak
Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 06 October 2023
Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Shenoll Muharremi, ka thënë se e ardhmja e Kosovës nuk varte nga emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka thënë se Lajçak ka dështuar edhe në lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“E ardhmja e Kosovës nuk varet nga Lajçak. Nuk është punë e lehtësuesit të dialogut të dështuar të kërcënoj dhe ndërlidhë të ardhmen e rajonit më një (model të) dialog(ut) që ka prodhuar akte terroriste në vend të paqes. As nuk është kompetent Lajçak të flas për të ardhmen Evropiane të Kosovës e të rajonit. Puna e tij specifike ka qenë të lehtësoj dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe tashmë është e qartë që ai ka dështuar në rolin dhe punën e tij”, ka shkruar ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se emisari i BE-së duhet të mendoj se si ndodhi që derisa ai ishte përgjegjës për dialog Serbia mori zemër dhe guxim të organizoj sulme terroriste mbi Kosovën.
Madje, Muharremi vlerëson se të gjithë të përfshirët në këtë dialog, e sidomos Lajçaku, duhet të marrin përgjegjësi dhe të japin llogari.
“Normal që dialogu për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor do të vazhdoj dhe Kosova e Serbia duhet të normalizojnë marrëdhëniet parasë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Por Kosova nuk e pranon terrorizmin si mjet të levës. Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e gatshme të bisedoj dhe kontribouj për paqe dhe stabilitet të rajonit. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të vazhdojmë me modele të dështuara që kanë japur efekte negative për rajonin”, ka shkruar Muharremi.
Postimi i plotë:
/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...
-
Në KQZ hidhen dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër
Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Detaje të reja nga vdekjạ e 36-vjeçarit në QKMF-në në Podujevë
Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kis...
-
“656 euro” – Banorin e Arllatit e shokon fatyra rrymës
Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situ...
-
Përurohet çerdhja në Obiliq, Xhafer Gashi: Kishim kërkesa të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti
Kryetari i Komunës së Obiliqit sot së bashku më Ministren e Arsimit, Arbërie ...
-
Një nga lagjet më të bukura të Amerikës u fshi nga faqja e dheut, vetëm një pallat mbeti i paprekur!
Një ndërtesë shumëkatëshe pranë segmentit të autostradës së Bregut të Paqësor...
-
Linda Bekteshi fton diasporën të votojë: Çdo votë e juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë
Kandidatja për deputete me numër 66 nga rradhët e LDK-së, Lendita Bekteshi ka...
-
Avokati Koci: U vërtetua që hetuesi policor s’morri pjesë në tubimin e PDK-së, rikthehet në detyrat e tij
Zyrtari policor Idriz Gashi i cili u raportua se mori pjesë në tubim elektora...
-
Pensionet për kategoritë e lụftës, sa janë aktualisht e sa do t’i marrin me rritje nga ky muaj
Qeveria e Kosovës e ka miratuar të premten rritjen e pensioneve për të gjitha...
-
“E kemi shkrujtë ma puno një spital në Prishtinë” – Lumir Abdixhiku e pranon që projektet i krijuan me CHATGPT
Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi para pak javësh një sërë projektesh, t...
-
Jasharaj: Gjatë qeverisjes Kurti, asnjë kërkesë e punëtorëve nuk është realizuar
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka shprehur zhgënjimin e tij për qasje...