Lajme

MSh publikon raportin për rastet e reja me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 25 May 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Ndëkaq, sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052

-Advertisement-

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

25 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.705 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 485 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052.

Në total numri i rasteve aktive është 138.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera