Lajme

Hovenier: Presidenti Biden do të udhëheq dhe kryej punë të rëndësishme deri më 20 janar

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 05 November 2024

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur sot në ditën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Hovenier ka thënë se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, institucionet dhe qeveria amerikane do të vazhdojnë të përfaqësojnë popullin amerikan.

“Nuk e di rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por e di se çfarëdo që të jetë rezultati, populli amerikan do të vazhdojë punën, institucionet dhe qeveria amerikane do të vazhdojnë të përfaqësojnë popullin amerikan”, ka thënë Hovenier për Kanal 10.

Ai tutje ka thënë se Presidenti Joe Biden e ka bërë të qartë që do ta drejtojë SHBA-në deri më 20 janar dhe se do të kryej disa punë të rëndësishme sa i përket sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

-Advertisement-

Hovenier ka thënë se Ambasada e SHBA-së në Kosovë do të punojë dhe do ta shtyjë këtë agjendë përpara.

“Presidenti Biden e ka bërë të qartë që do të vazhdojë të udhëheq SHBA-në dhe do të kryej disa punë të rëndësishme, përkatësisht të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme deri më 20 janar, dhe Ambasada Amerikane është këtu që të shtyhet kjo agjendë në Kosovë”, ka shtuar Hovenier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera