FBI jep detaje të reja për kërcënimet me bọmbë në disa qendra votimi në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 05 November 2024
Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha të martën se pesë qendra votimi në disa shtete amerikane kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë, dhe se shumica e kërcënimeve duket se vijnë nga domene ruse.
Së paku dy qendra votimi në shtetin e Xhorxhias u evakuuan për shkak të kërcënimeve, thanë zyrtarët. Por, ato u ripahën pas rreth 30 minutave, dhe tani autoritetet po presin një vendim të gjykatës për ta zgjatur kohën e votimit përtej kohës gjithëkombëtare të mbylljes së votimit në orën 19:00, për ta kompensuar kohën e humbur gjatë evakuimit.
Brad Raffensperger, sekretari i Shtetit i Xhorxhias, tha se prapa kërcënimeve me bombë qëndron Rusia.
“Duket se ata kanë filluar të bëjnë ligësi. Ata nuk duan që ne të kemi zgjedhje të mira, të drejta dhe të sakta dhe, nëse ai dalin të na nxisin të luftojmë kundër njëri-tjetrit, atëherë këtë e llogarisin si fitore”, tha Raffensperger për gazetarë.
FBI-ja tha në një komunikatë se asnjëri nga kërcënimet nuk është i besueshëm.
Vetëm Xhorxhia i ka pranuar më shumë se dy duzina kërcënime të rrejshme me bombë në ditën e zgjedhjeve, tha një zyrtar i FBI-së për Reuters.
Më herët gjatë ditës, zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë e akuzuan Rusinë dhe Iranin për intensifikimin e sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese, që thanë se synojnë të ndjellin përçarje, teksa amerikanët votojnë në zgjedhjet e tensionuara presidenciale.
Aktorët e ndikimit, të lidhur me Rusinë, “po krijojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të nxitur frikë te votuesit sa i përket procesit zgjedhor dhe duke sugjeruar që amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike”, u tha në njoftimin e lëshuar më 4 nëntor nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.
“Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, përfshirë ndaj zyrtarëve zgjedhorë”, thanë këto agjenci.
Agjencitë e inteligjencës në SHBA për muaj të tërë kanë paralajmëruar se ka përpjekje të mbështetura nga Qeveria ruse për të ndikuar në zgjedhjet amerikane, ku po përballen ish-presidenti republikan, Donald Trump, dhe nënpresidentja demokrate, Kamala Harris.
Sondazhet para zgjedhjeve sugjeruan se gara do të jetë e ngushtë, duke rritur tensionet, teksa votuesit iu drejtuan kutive të votimeve pas një fushate të ashpër.
Si Teherani, ashtu edhe Moska kanë mohuar se luajnë rol në ndonjë fushatë dezinformuese gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. /REL
Të tjera
-
Këta janë kandidatët kryesor për Kancelar të ardhshëm të Gjermanisë
Më 23 shkurt 2025, qytetarët gjermanë do të zgjedhin kancelarin e ri në zgjed...
-
Lladrovci: Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!
Me rastin e ngritjes së akuzës së re në Hagë, kundër Hashim Thaçit dhe të tje...
-
Devolli Corporation sërish me rekorde – punëdhënësi, eksportuesi dhe tatimpaguesi i vitit 2024 nga OEK
Devolli Corporation ka arritur sërish një sukses të jashtëzakonshëm duke u sh...
-
Osmani sot merr pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame me ftesë të Macron
Presidentja Vjosa Osmani sot do t’iu bashkohet liderëve nga e gjithë bota për...
-
Ambasada amerikane: Departamenti i Shtetit po punon me Kosovën për të luftuar korrupsionin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se...
-
Bislimi takon Carpenter: Kosova konstruktive, sulmi në Varagë të Zubin Potokut tregon se Serbia s’është e gatshme për normalizim
Zv.ministri Besnik Bislimi është takuar në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin e l...
-
Trump mbështet publikisht të emëruarin për postin e Sekretarit të Mbrojtes, Pete Hegseth
Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti të premten publikisht të emëruar...
-
Policia e Kosovës jep detaje se si u arrestua ukrainasi që tentoi t’i korruptojë me 50 euro
Policia ka njoftuar se një shtetas ukrainas është arrestuar në pikën kufiare ...
-
Ganimete Musliu: Parlamenti urgjentisht të mblidhet për Specialen dhe t’u thotë STOP përndjekjeve politike
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se Kuve...
-
Sulmi në Ibër Lepenc, temë diskutimi mes Bislimit dhe zyrtares së lartë amerikane
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, zëv...
-
Supremja ia heq dënimin me burgim të përjetshëm Xhafer Bardhit, i cili u dënua për vrạsjen e një 15 vjeçari dhe babait të tij
Gjykata e Supreme ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës...
-
Organizohet pritje për kthimin e Sokol Bashotës nga Haga
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë pritje për ish-anëtarin ...