Sport

Mposhti kampionin, Sokoli kurrsesi të kënaqet me ekipin e tij

Autori: Gazeta inFokus 18:21 | 12 September 2018

Llapi ka bërë një hap të madh, duke mposhtur Dritën në udhëtim 2:1.

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi që trajneri, Bylbyl Sokoli të kenaqet me lojën e ekipit.

“Duhet ta analizojmë ndeshjen. Jam i kënaqur me tri pikë, por loja nuk është as për së afërmi çfarë mund ta bëjë Llapi. Kemi probleme me mbrojtjen kolektive. Pas golit të hershëm pati momente të vetëkënaqësisë. Në momentin kur e humbnim topin, ekipi ishte për çdo kritikë. Në minutat e fundit futbollistët tanë lejuan shumë Dritën afër portierit tonë, andaj unë do të kërkoj më shumë nga ta. Tri pikë i fituan këta djem me djersë, por duhet ende punë”, theksoi Sokoli për SuperSport.

-Advertisement-

Ai foli edhe për mungesën e dyshes kryesore, Mentor Zhdrella e Ahmed Januzi, duke thënë se ekipi nuk bën të përqendrohet te vetëm dy futbollistë, duke mos mohuar aftësitë e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera