MPJD thotë se Bërnjaku mbetet i mbyllur deri në largimin e personave të maskuar, ka një apel për mërgimtarët
Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 06 September 2024
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se pika kufitare në Bërnjak do të mbetet e mbyllur deri në largimin e personave të maskuar dhe rikthimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.
Kjo Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dënon fuqishëm veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë. Kjo situatë është duke u mbikëqyrur nga vetura të policisë serbe, e cila nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij veprimi të padrejtë. Një sjellje e tillë, e cila nuk mund të tolerohet, rikujton periudha të errëta të historisë dhe përbën një akti veprimi të papranueshëm, diskriminimi dhe fashizmi”, thuhet në reagimin e MPJD’së.
Ndryshe, për mbylljen e Bërnjakut njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkroi Sveçla.
Ai tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.
Të tjera
-
Tri ditë para zgjedhjeve, Kamala Harris u shkruan shqiptarëve: Bashkë mund ta ndërtojmë të ardhmen
Harris u shkruan shqiptarëve tre ditë para zgjedhjeve: Bashkë mund ta ndërtoj...
-
Beograd: Arrestohet një shtetas zviceran që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare
Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd, pasi raportohet se e ka bërë...
-
Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve, investim 7.3 milionë euro në Kosovë
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se 7.3 milionë euro do të investoh...
-
Shpërthimi në Prishtinë, Policia jep detaje
Një shpërthim ndodhi pak orë më parë në një lokal në rrugën ‘’Simon Shiroka’’...
-
A kishte biseda Vuçiq-Radoiçiq para Banjskës? Rrëfen ish-aleati i Presidentit serb
Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb, në Klan Kosova është pyetur...
-
Votojnë 70 milionë amerikanë, ndërsa Harris dhe Trump po bëjnë fushatë në të njëjtin shtet
Kur na ndajnë pak ditë nga 5 nëntori, data e zgjedhjeve presidenciale në Shte...
-
“Kosova mundet më mirë”, zotimet e Bedri Hamzës për udhëheqjen e shtetit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Enver Hoxhaj: Albin Kurti duhet ta vizitoj Hashim Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së në Hagë
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria e Kosovës ...
-
Raportohet se shpërthimi i një skuteri elektrik ia futi flạkën lokalit në qendër të Prishtinës
Një shpërthim ka ndodhur në një lokal sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rre...
-
Dalin pamjet e lokalit në qendër të Prishtinës ku ndodhi shpërthimi
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës
Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinë...
-
Bedri Hamza: Do t’i japin nga 100 euro për çdo familje që ka fëmijë në çerdhe private
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka ...