Lajme

Bedri Hamza premton rritje 50 % të përfitimeve për kategoritë e luftës

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 02 November 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se për kategoritë e dala nga lufta, përfitimet do të rriten për 50%.

Ai ka thënë se prindërit e dëshmorëve do t’i marrin të dy llojet e pensioneve, pensionin e moshës dhe pensionit e familjes së dëshmorit.

Ai e ka dhënë edhe një lajm tjetër për veteranët e UÇK-së.

-Advertisement-

“Ne do t’i heqim edhe kufizimet për veteranët, të cilët duan të jenë aktivë në tregun e punës”, ka thënë Hamza.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera