Lajme

“MPB-ja e Serbisë dhe RTS kanë realizuar një film propagandistik për ‘Shtëpinë e verdhë’”

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 30 March 2023

Analisti Imer Mushkolaj ka njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Radio Televizioni i Serbisë e kanë realizuar një film propagandistik për “Shtëpinë e verdhë“.

“Ministria e Brendshme e Serbisë dhe RTS kanë realizuar një film propagandistik për ‘Shtëpinë e verdhë’”, kështu e ka njoftuar Mushkolaj.

“Filmi, i cili risjell pretendimet për trafikim organesh, jo rastësisht publikohet në kohën e fillimit të gjykimit për krerët e UÇK’së në Hagë dhe në një periudhë mjaft të ndjeshme për Kosovën”, ka shtuar analisti.

-Advertisement-

Më tej, ai ka thënë se Kosova nuk ka bërë asgjë për ta plasur të vërtetën e saj para botës.

“Ndërkohë çfarë kemi bërë ne, shoqëria, institucionet për ta plasuar të vërtetën tonë në botë? Pak, shumë pak”, ka shkruar në Facebook Mushkolaj.

“Kosova s’ka nevojë të bëjë propagandë si Serbia, as të falsifikojë historinë – mjafton të flasë hapur dhe me zë të fortë për ato që kanë ndodhur”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera