Sport

Mourinho do ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 08 September 2017

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është gati që të nënshkruajë kontratë të re me klubin. 

Sipas The Telegraph, Mourinhos kontrata aktuale i mbaron në vitin 2019, por krerët e klubit janë të ngazëllyer me startin  sezonit dhe duan ta ‘blindojnë’.

United ka fituar tri ndeshjet e para të sezonit dhe ende nuk ka pësuar asnjë gol.

-Advertisement-

Edhe pse është herët, parashikohet një sezon i mirë për United dhe klubi dëshiron ta motivojë trajnerin.

Ai do të ulet me bordin e klubit dhe do të diskutojë që në nëntor.

Viti i parë i Jose Mourinhos te Manchester United ishte i suksesshëm, pasi fitoi Ligën e Evropës dhe Kupën në Angli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera