Sport

Mourinho nuk pajtohet me humbjen: Ishte rezultat i pamerituar!

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 16 December 2020

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, duel ky në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë.

Skuadra e Klopp e fituan këtë takim në 2:1, falë golave të shënuar nga Salah dhe Firmino e për Tottenhami realizoi, Son

Pas humbjes foli edhe tekniku Mourinho i cili tha se rezultati nuk ishte i drejtë, sepse skuadra e tij kishte raste për shënim.

-Advertisement-

“Ne po luanim për të fituar, nuk po luanim për të marrë një pikë. Një pikë do të kishte qenë një rezultat mjaft i drejtë, por ne kemi luajtur për të fituar dhe kemi pasur shanset nga rastet dhe reagimi që patën, ata ishin në telashe”, tha fillmisht Mouinho.

“Ndeshja ishte gjithmonë nën kontroll. Ndjej që ishte një rezultat shumë i pamerituar, por ky është futbolli. Në pjesën e parë kemi lëvizur pak , por në përgjithësi loja ishte gjithmonë nën kontroll dhe unë jam shumë i kënaqur me performancën”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera