Sport

Mourinho, një simbol i “luftës”

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 18 December 2017

Kur Spanja dominonte futbollin ndërkombëtar me kombëtaren, Realin dhe Barcelonën, një “outsider” zbarkoi në La Liga duke kërcënuar të shkatërronte gjithçka.

Jose Muorinho firmosi me galaktikët pikërisht pas triumfit të iberikëve në Kupën e Botës në vitin 2010 dhe u bë simbol i një rivaliteti që nuk kishte nevojë për motivues, në aksin Barcelonë-Madrid.

Dy klubet kishin pjesën e luanit në kombëtaren e drejtuar nga Visente Del Boske, por me kalimin e muajve, marrëdhënia mes futbollistëve u përkeqësua. Lojtarët ishin nën presion për të treguar besnikërinë ndaj klubeve, aq sa kryetarët e familjeve respektive, Xavi te Barça dhe Casillas te Reali, mbajtën bisedime të denja për politikën ndërkombëtare. Murinho duket se po e bën këtë edhe në qytetin e Manchester.

-Advertisement-

Përplasjet e fundit në derbi kanë alarmuar federatën dhe trajnerin e kombëtares angleze Gareth Southgate. Në listën e pagave të City dhe United janë të paktën 12 futbollistë në orbitën e përfaqësueses që po konsiderohen për botërorin e vitit të ardhshëm. Gjëja e fundit që kërkon federata është një luftë mes tyre në Manchester, transmeton tch.

Anglia ka punuar shumë në dekadat e fundit që rivaliteti në klube të lihet pas dere kur thërret kombëtarja, por duket se Mourinho po e minon gjithçka që është bërë, vetëm në emër të rivalitetit në një derbi dhe konkurrencës me Guardiolan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera