Lajme

Moti sot, me vranësira dhe shi

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 22 May 2018

Mot jo stabil me vranësira dhe reshje lokale shiu gjatë javës.

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj periudhe do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 12 deri në 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 21 deri në 25 gradë celsius.

22.05 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite reshje lokale shiu, vende-vende me bubullima.

-Advertisement-

23.05 – Paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje zhvillime të shtrëngatave me shi.

24.05 – Mot kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me shi. Gjatë ditës vende-vende reshjet do të shoqërohen edhe me bubullima.

25.05 – Mot pjesërisht i vranët. Në mesditë vende-vende priten reshje të dobëta shiu.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-6m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera