Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 21 January 2020

Fusha ekstrem të larta barike nga anticikloni “Ekart” që shtrihet nga ishujt britanik deri mbi rajonin tonë, ditëve në vijim do të favorizojnë mot stabil dhe pa të reshura.

Gjatë ditës së sotme pritet të mbretërojë mot i ftohtë, e ditën e mërkurë rryma ajrore të ngrohta nga Mesdheu dhe Evropa Qendrore do të rrisin lehtë temperaturat maksimale rreth vlerave mesatare.

Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e mëngjesin e ditës së mërkurë në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -7 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 3 gradë celsius.

Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditës së sotme do të luhaten rreth vlerave mesatare, e me qetësimin e erërave pritet të kalojnë në të pashëndetshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera