Lajme

“Bojkotone komplet edhe mediumin”, Befason psikologia me deklaratën e saj për Big Brother Vip Kosova

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 27 November 2024

Sonte në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmani është diskutuar për kujdesin e shëndetit mendor i cili është një faktorë i rëndësishëm në jetë, ku në emision e ftuar është psikologia Ibelinda Halili.

Halili gjatë emisionit tha se duhet të adresojnë problemet kur janë në fazën e parë, ku gjatë dy jave ndihen të rënduar me humor, pra ata duhet të kërkojnë ndihmë.

Poashtu psikologia dha edhe këshilla sa i përket programit BigBrother.

-Advertisement-

“Na duhemi me zgjedh qka po dojmë me pa , jo gjithqka që na servohet duhet me pa, e mira e kësaj është që ekziston edhe komanda e largon prej larg , edhe në njëfarë mënyre bojkotone edhe komplet mediumin në qoftë se është qekaq i pashëndetshëm”, u shpreh Halili gjatë emisionit DoktorPlus prodhim i Gazetës Infokus.

Për të parë më shumë ndiqni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera