“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 27 November 2024
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të ndryshojnë qasje ndaj dialogut nëse duan te shohin sukses.
Joseph thotë se nuk mund të vazhdohet më me ndëshkimin e Kosovës dhe përkëdheljen e Serbisë pasi kjo nuk funksionon. Duke e vënë theksin tek marrëdhëniet e afërta të presidentit serb Vuçiq me atë rus Putin, eksperti thotë se Perëndimi nuk e vuri kurrë presidentin serb përballë zgjedhjes: ”O me ne, o me Rusinë”!
Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Çfarë do të thotë kjo për Ballkanin Perëndimor, e sidomos për marrëdhëniet Kosovë-Serbi?
Kemi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që duket se ka ngecur. Mendoni se mund të kemi një dinamizëm të ri dhe të kemi një marrëveshje të re përfundimtare në mandatin e Trump?
Joseph: Edhe këtë nuk e dimë. Por ajo që ne dimë është kjo. Në mënyrë që të ketë një zgjidhje të vërtetë dhe të kemi, për shembull, zbatimin e marrëveshjes së normalizimit, që të ndodhë kjo, gjërat duhet të ndryshojnë. Disa gjëra duhet të ndryshojnë sepse është e qartë se ajo që është tentuar deri tani nuk ka funksionuar.
Pra, cilat janë gjërat që duhet të ndryshojnë? Një nga gjërat që duhet të ndryshojë është se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojnë të mbajnë përgjegjëse vetëm Kosovën dhe jo Serbinë. Pra, kjo nuk mund të vazhdojë. Nëse SHBA-ja dhe BE-ja presin që me të vërtetë të kenë një përparim, nuk mund të vendosin masa për Kosovën, dhe të mos bëjnë asgjë ndaj Serbisë, dhe duke i sinjalizuar Serbisë dhe Presidentit Vuçiq se ju jeni nuk mbani përgjegjësi, ose mbani vetëm në mënyrat më minimale. Pra, kjo duhet të ndryshojë. Por në mënyrë që të arrihet marrëveshja, si SHBA ashtu edhe BE duhet ta marrin atë shumë më seriozisht. Duhet të merret seriozisht fakti që një lider i një vendi refuzon të nënshkruajë këtë marrëveshje.
Kryeministri i Serbisë dërgon a letër ku thuhet se nuk është ligjërisht e detyrueshme. Nuk mund të presësh një lloj përparimi me këtë lloj qasjeje. Dhe e treta dhe e fundit, shumë e rëndësishme, atmosfera brenda Kosovës duhet të përmirësohet.
Atmosfera me serbët e Kosovës. Dhe dua të përsëris, ky është në interesin strategjik të Kosovës për t’u përmirësuar dhe për t’u treguar serbëve të Kosovës dhe SHBA-ve dhe BE-së se qeveria e Republikës së Kosovës i sheh realisht serbët si qytetarë të parë të Kosovë…
Bashkimi Evropian ka tani udhëheqës të rinj, përshirë Kaja Kallas. A prisni një tjetër lloj qasje ndaj dialogut në mënyrë që të ketë sukses?
Joseph: Përsëri, edhe këtu nuk mund të parashikoj diçka në veçanti. Pikë së pari, ajo që mund të them është se është inkurajuese që ish-kryeministrja Kallas vjen nga një vend që e njeh Kosovën. Kjo është shumë e rëndësishme. Paraardhësi i saj Borrell ishte nga Spanja, pra shtet mosnjohës. Pra, kjo tashmë është shumë domethënëse. Pikë së dyti, ish-kryeministrja Kallas, që do të drejtojë politikën e jashtme të BE, vjen nga një vend që është shtet i vijës së parë me Rusinë. Pra, ajo e kupton absolutisht kërcënimin nga Rusia, kërcënimin nga narrativat pro ruse që vijnë në rajon, nga vendet që duan të balancojnë marrëdhëniet e tyre dhe të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë me Rusinë dhe që nuk vendosin sanksione mbi Rusinë. Unë mendoj se ish kryeministrja Kalas nuk do të dojë të përkëdhelë vendet që refuzojnë të vendosin sanksione ndaj Rusisë.
Pyetja e fundit. Vitin e ardhshëm, ndoshta presidenti Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë një vizitë në Rusi me Vladimir Putin. Çfarë do të thotë kjo? Çfarë mesazhi përcjell?
Joseph: Epo, nuk e di që kjo të jetë konfirmuar. Kjo është e para. Nuk e dimë këtë ende. E di që ka një ftesë për presidentin Vuçiç që të shkojë në këtë përvjetor të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Por për të qënë të drejtë nuk e dimë ende nëse ai do të marrë pjesë. Ai nuk mori pjesë në Samitin e Brics në Kazan. Por ajo që dimë është se Aleksandër Vulin shkon në Rusi. Ivica Daçiq besoj se ka qenë kohët e fundit në Rusi. Ne e dimë që marrëdhënia mbetet shumë pozitive. Ne e dimë se ka narrativa pro ruse këtu në Beograd , se media si Russia Today apo Sputnik kanë qenë të ftuara në konferencën e sigurisë. /A2CNN/
Të tjera
-
Osmani nesër merr pjesë në konferencën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri”
Në orën 10:00, nën organizimin e Presidencës së Republikës, mbahet konferenca...
-
Kërkohet që edhe Kosova ta kthejë vëmendjen nga kriptovalutat
Ngritje rekord e vlerave të kriptovalutave, po shënohen në vazhdimësi në treg...
-
Kanë mbetur vetëm dy liderë botërorë, unë edhe Putini”- Erdogan befason me deklaratën
Siria ka “gëluar” gjatë orëve të fundit, teksa nga vendi raportohet se është ...
-
Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta
Nga mesi i muajit dhjetor pritet të miratohen konkluzat nga ministrat evropia...
-
Shoqëria civile me kritika për seancën e fundit të Kuvendit
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës pa pjesëmarrjen e opozitës ka nxitur re...
-
AGK dënon fuqishëm gjuhën e rrezikshme të kryeministrit Kurti kundër medieve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm gjuhën e kryeministrit Alb...
-
S’ndalen takimet e Osmanit në Francë, i radhës ai me presidentin e Paraguajit
Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur....
-
Kurti fushatë kundër mediave pasi u nominua si kandidat i VV’së për Kryeministër, i vë në anën Serbisë
Kryeministri Albin Kurti i ka sulmuar sërish mediat sot, edhe pasi u nominua ...
-
Shumica e banesave në Shqipëri janë të vjetra
Më shumë se 1 e 4 e banesave në Shqipëri janë të vjetra me një moshë ndërtimi...
-
Sa janë të realizueshme premtimet parazgjedhore – flasin ekspertët
Fushata nuk ka filluar ende por vizitat nuk po i ndalin. Kandidatët për krye...
-
Azemi: Katër vite të humbura për sektorin e energjisë si pasojë e politikave gabuara të kësaj qeverie
Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Uji në kanalin e Ibër-Lepencit po rrjedh me kapacitet të plotë
Ka përfunduar sipas planit devijimi i kanalit të Ibër Lepencit në vendin ku u...