Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:35 | 07 November 2019

Situata meteorologjike sërish mbetet e paqëndrueshme.

Kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat sërish rikthehen mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Situata meteorologjike, fillimisht parashihet të përkeqësohet në perëndim dhe veriperëndim të vendit, për të vazhduar edhe në pjesët e tjera të territorit.

-Advertisement-

Re të dendura dhe me një shkallë të lartë të lagështisë do të zhvillohen kryesisht në orët e vona të ditës.

Temperaturat mbeten të larta për muajin që jemi, minimalet do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Në rrafshin e Dukagjinit do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 18m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, drejtimi mbetet i njëjtë, por shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera