Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 25 September 2019

Dita e sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

-Advertisement-

Ndërsa nesër sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit.

Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e sotme. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera