Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 28 August 2019

Masat e ajrit të cilat janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin e Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vendin tonë deri me datën 4 shtator, duke e mbajtur ketë situatë termike me temperatura të larta.

Edhe pse në disa pjesë të Dukagjinit pati reshje të intensitetit të lartë, temperaturat maksimale nuk shënuan rënie të theksuara, por ato mbetën mbi vlerat e normales për periudhën që jemi, duke regjistruar rekord me temperatura mbi 30 gradë celsius.

Korriku ishte muaji më i nxehtë sa i përket ditëve me temperatura mbi 30 gradë celsius, por edhe muaji gusht e mbajti konstant, pothuaj gjithë atë valë të nxehtit afrikan.

-Advertisement-

Do të ketë intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera