Lajme

Moti për sot dhe nesër

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 09 June 2021

Në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm e i cili do të përcillet me riga shiut dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar dhe me shkarkime rrufesh temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 grade Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera