Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:47 | 28 April 2022

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Të enjten vranësirat do të dendësohen, duke përfshirë gjithë territorin e vendit. Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh (ditën e enjte), ndërsa të mërkurën parashihen rreze dielli dhe temperatura të larta. Indeksi UV do të shënoj vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, që nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartim masa mbrojtëse (vlen vetëm për ditën e mërkurë).

” Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes. Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill”* njofton IHMK-ja

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera