Lajme

Moti gjatë javës së ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 18 June 2017

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës së ardhshme  mbi vendin tonë do të mbajë mot jo stabil.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu”, thuhet në njoftimin e IHK.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë, deri në 30 gradë  Celsius në ditët në vijim. Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë  nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera