Lajme

Mot me diell dhe vranësira gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 19 February 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.

Sipas njoftimit, të hënën dhe të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Të martën në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, ndërkaq në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

-Advertisement-

Të mërkurën dhe të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

mëngjeset sikur edhe ditët tjera do të jenë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

Ndërkaq edhe dita e premte mbetet me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë, ndërsa maksimalet mbeten të ngjashme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera