Lajme

Mot i vranët të dielën në Kosovë, pritet të bie edhe borë

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 16 January 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën pritet të jetë mot i vranët dhe diku edhe me reshje të dobëta bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius ndërsa ato maksimalet nga -4 deri në -2.

“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

-Advertisement-

IHMK, para dy ditësh, ka njoftuar se masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të qëndrojnë edhe gjatë ditëve vijuese.

Përgjatë kësaj jave, ashtu siç edhe ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik, ka pasur reshje të herëpashershme bore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera