Lajme

Mot dimëror në Kosovë, raportohet një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 04 April 2023

Ashtu siç është parashikuar, mot dimëror po ndodh në javën e parë të prillit, me ç’rast është formuar edhe shtresa e dëborës.Reshje të dendura bore ka pasur në Kosovë që nga mbrëmë, kjo ka bërë që rrugët të jenë vështirë të qarkullueshme.

Në Prishtinë gjendja e rrugëve është me borë, kjo është vënë re sidomos në lagjen “Kodra e Trimave”, te Xhamia e Llapit etj.

Në fshatin Besi të Prishtinës, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, policia dhe autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes para orës 07. Edhe në këtë magjistrale njoftohet se gjendja e rrugëve ka qenë vështirë e kalueshme për shkak të borës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera