Moslicencimi i FFK-së, iniciohet thirrja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së
Autori: Gazeta inFokus
22:48 | 03 April 2023
Derisa ditëve të fundit klube të futbollit nga te gjitha kategoritë, në përjashtim të disa klubeve të Superligës, po zhvillojnë takime te shpeshta shkaku i mos-licencimit të FFK-së nga Ministria e Sportit, tani ka filluar një iniciativë par të thirrur Kuvend të Jashtëzakonshëm të FFK-së, në mënyrë që përmes këtij organi me të lartë vendimmarrës të kërkohet rrugëdalja në të cilën ka ngelur futbolli, i cili si pasojë po humb miliona euro nga ndalesa e përfitimeve prej Ligjit të Sponsorizimeve.
Gazeta Express raporton se FC Vita përmes një deklarate thotë se bashkë me klubin e Vllaznisë nga sot kanë nis angazhimin për ta thirrur një Kuvend të Jashtëzakonshëm të FFK-së.
Në këtë deklaratë thuhet:
“Situatën në FFK mund ta zgjidhë vetëm Kuvendi i Jashtëzakonshëm.
Sot ne kryetarët e KF Vllaznisë dhe FC Vitisë ishim pjesë e takimin të ftuar ne FFK nga Avni Haxhiu.
Tani me të gjithë e kanë kuptuar se futbolli ka humbur mbi 3 milion euro para të sponzorizimeve për vitin 2022.
Avni Haxhiu & Tahir Batatina dhe delegatët e tjerë që u manipuluan nga krerët e FFK-së në Kuvendin e fundit, duke injoruan rekomandimet e MKRS dhe UA për licencim të Federatave Sportive, kanë sjellë shumë klube të futbollit buzë falimentimit.
Befasohemi se si ata që për interesa personale i kanë shkaktuar pothuajse të gjitha klubeve humbje të mëdha, tani herë vajtojnë dhe më pas mburren me prezencën tonë, ani pse në këtë takim sot ua kemi bërë të qartë të gjithëve se:
1. Dikush duhet të jap llogari për mos licencim të FFK-së.
2. Dikush duhet të jap llogari për mbi 3 milion euro humbje nga ligji i sponzorizimit.
3. Dikush duhet të jap llogari për mos zbatim të kërkesave ligjore për licencim dhe plotësim të rekomandimeve të MKRS-së.
Deri diku edhe mund te kuptohet sjellja e Tahir Batatines dhe të tjerëve si ai, që për interesa të ngushta personale vrapuan si të verbër pas Agim Ademit, kanë shkaktuar këtë katrahurën e mos licencimit të FFK-së, dhe tani përmes takimeve të kota po vazhdojnë të krijojnë edhe më shumë mjegull në proces të licencimit, pa pasur guximin me kërku llogari nga krerët e FFK-së të cilët paguhen për të kryer punë dhe jo për të qenë pengesë e licencimit te FFK-së
Sot ne takim ishte vetëm Taulan Hodaj nga FFK , ndërsa FFK ndodhet në objektiv të hetuesisë! Derisa ne po mbanim takim hetuesit policore kërkonin zyrtaret e FFK-së për intervistim për keqpërdorimet në FFK, në këtë situatë me prit licencimi nga ata që janë nën hetim për keqpërdorime është absurditet i llojit të vet.
Me prit se këta kanë me kry licencimin është e njëjtë me thënien “prit gomar deri sa të del bar”.
Ne takim kemi qene sot për të parë se çfarë kanë për të thënë zyrtarët e FFK-së në veçanti sekretari Taulant Hodaj i cili bashkë me Agim Ademin janë përgjegjësit kryesorë për mos licencim të FFK-së dhe për humbjen e shkaktuar.
Tahir Batatinës ia kemi plotësuar dëshirë me dal në foto dhe mund ta mbaj si kujtim për qëndrimet tona parimore, që nuk iu nënshtruam presioneve dhe manipulimeve të kësaj kaste të FFK-së ani pse FC Vitia e pagoi me rënie nga Liga e Parë.
Konsiderojmë se zgjidhja e ngërçit të krijuar në FFK, në veçanti pas mos licencimit deri me 31.03.2023 dhe humbjes se mbi 3 milion eurove të sponzorizimeve dhe arrestimit të Agim Ademit, është e domosdoshme që të thirret Kuvendi i Jashtëzakonshëm i FFK-së.
Nga Sot ne dy kryetarët e KF “Vllaznisë” dhe FC “Vitisë” do të angazhohemi për të thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm për diskutuar situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet FFK.
Me respekt,
Shpend Musa – KF Vllaznia – Pozhoran
Mirsad Sylejmani – FC Vitia – Viti”. /Gazeta Express/

T� tjera
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...
-
Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit ...
-
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vra*sje të rëndë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rig...
-
Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani
Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetë...





































