“Mos urinoni (fyeni) në klubin ku doni të hyni’, mesazhi i pazakontë i Hovenierit përsëritet edhe nga Rohde
Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 28 November 2024
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka deklaruar se nuk duhet të fyhet klubi në të cilin Kosova do të anëtarësohet. Rohde citoi kolegun e tij amerikan Jeff Hovenier, për të sqaruar pozicionin edhe të Gjermanisë, për atë se si po e shohin qasjen e Qeverisë së Kosovës në raport me ndërkombëtarët.
Rohde iu referua deklaratave të udhëheqësve institucionalë mbi “mosbalancën e BE-së ndaj palëve në dialog”.
Ambasadori gjerman në një intervistë ekskluzive për RTV21, ka folur edhe për raportet e Gjermanisë dhe Kosovës, për draftin e Asociacionit dhe Gjykatën Kushtetuese, për Këshillin e Evropës dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
“Është gabim të mendohet se kur qeveritë ndërrohen, ndryshojnë edhe parametrat kryesore…Ne duam që normalizimi të ndodhë, ne kemi një dokument që operon dhe marrëveshja e Brukselit është e përshkruar qartë aty. Aktualisht jemi bllokuar për shkak se të dyja palët nuk tregojnë, do të thosha, besim të mire dhe vullnet për të lëvizur. Por e vërteta është se Serbia është e kënaqur me status quo-në. Kosova do që të ndryshojë status quo-në. Ne duam ta ndryshojmë status quo-në për më shumë njohje, duke u bërë anëtar i të gjitha klubeve ku dëshironi të jeni. Dhe mendoj se ishte kolegu im i SHBA-së i cili tha disa javë më parë, nëse doni të bëheni anëtar të klubit, mos e fyeni atë klub ku doni të bëheni anëtar i tij. Kjo nuk është kurrë ide e mirë”, tha Ambasadori Jörn Rohde në Click
Mos e dh*j punën 2.0: Pse ambasadori amerikan i tha Qeverisë ‘mos urinoni në klubin ku doni të hyni’?
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një paraqitje të tij, para dy muajve, ka pasur një mesazh të qartë për Qeverinë e Kosovës: “Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit” .
Kësaj, i parapriu një deklaratë e tij në lidhje me aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ambasadori i aleatit më të madh të vendit, tha se duhet punuar e duhet bindur fillimisht shtetet e BE-së e NATO-s që s’e njohin Kosovën si të pavarur.
“Nuk e shoh se si bëhesh anëtar i BE-së, pa bashkërendim nga BE-ja. Dhe kjo nënkupton bashkërendim nga shtetet anëtare të BE-së. Nuk e shoh si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s, pa bashkërendim nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Siç e dini, disa nga ato shtete vetë nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet sovran, demokratik dhe multietnik, siç e kemi pranuar ne.
Duhet t’i bindni, duam të ndihmojmë. Kjo nënkupton, duke punuar në procesin e vendosur nga institucione të caktuara.” – u shpreh ai gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, transmeton Nacionale.
Hovenier më pas do të citonte një thënie, për të cilën, paraprakisht iu desh të kërkojë falje. Shkurt, ai i tha Qeverisë se “po urinojnë në klubin ku duan të bëhen pjesë”, pra në NATO e BE.
“Gjyshi im ka pasur një thënie njëherë, dhe ju lutem me falni për karakterin paksa të shëmtuar të në të, nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit. Qëllimi im se çka dua të them është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë të shtetit e ambasadorë për të avancuar këtë. Ne duam të ndihmojmë. Presim çdo qeveri e Kosovës të na jap argumentet më të mira, municionet më të mira në këto bisedime.” – tha Hovenier.
Vlen të theksohet se kohëve të fundit, ShBA-të kanë ashpërsuar gjuhën për shkak të atyre që i kanë konsideruar si veprime të njëanshme në veri të Qeverisë së Kosovës.
Madje, nga Ambasada Amerikane, qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, i është thënë se “kanë instrumentalizuar Policinë e Kosovës”.
Ambasadori Hovenier gjatë kësaj paraqitje u ka bërë thirrje që të merren seriozisht me dialogun dhe t’i zbatojnë obligimet nga ky proces.
“S’do të kishte asnjë fitore me çdo ndryshim në sovranitetin, pavarësinë apo integritetin territorial apo demokracinë e Kosovës. Por, nuk është edhe fitore kur minoriteteve nuk u respektohen të drejtat.” – ka thënë ai mes tjerash, transmeton Nacionale.
“Mos e dh*j punën”
Kjo është një prej shprehjeve më eksplicite nga një ambasador amerikan, pas asaj që kishte thënë në vitin 2014 po ashtu ambasadorja amerikane atë kohë, Tracy Ann Jacobson.
Kjo deklaratë e saj kishte ardhur pas ngërçit politik të krijuar ku Albin Kurti, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, ishin bërë bashkë që ta rrëzonin Hashim Thaçin.
Ambasadorja e atëhershme e ShBA-së në Kosovë, Tracy Ann Jacobson në një ligjëratë te organizata “Fol”, ishte shprehur fjalëpërfjalshëm:
“Unë jam një zë, jam zë i zhurmshëm. Mesazhi im për politikanët ka qenë i qartë, në fakt mund ta them edhe në shqip, MOS E DH*J PUNËN.”
Të tjera
-
Haziri për veprimet në veri: Të demonstrojmë mbrojtje, jo të imponojmë gjëra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka shprehur...
-
Haradinaj për Kurtin: Për Kosovën është më serb se Vuçiqi e Putini, amerikanët s’e lejuan të luajë me vendin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuz...
-
Krasniqi publikon fotografi me djalin e Thaçit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar ...
-
A do t’i bashkohet Haki Abazi AAK-së? – Flet Ramush Haradinaj
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta kishte për nder bashkëpuni...
-
“Radoiçiq e lëshoi Kosovën në qeverisjen time – proceset në veri do të ndodhnin gjithsesi –Kurti po e bën për foto– amerikanët s’e lejuan lojën e tij”
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, v...
-
Vendi i gjạkosur, pamje nga vendi ku u vrạ pejani në SHBA
Pajtim Krasniqi nga Peja është gjetur i vdekur bashkë me bashkëshorten e tij ...
-
Krịm brenda familjes kosovare në Florida – Burrë e grua u gjetën të vrạrë në apartament
Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje kosovare në Florida, SHBA, mbrë...
-
“Nuk është ministër, veç rrogë merr” – Haradinaj i ashpër me Maqedoncin ia përmend dronin e humbur
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar...
-
Emocionuese: “Xhamadani vija-vija o është Kosova është Shqipëria”, Rama poston videon e parashutistëve me flamuj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video në rrjetin social Fa...
-
“Një fëmije është dasht të ia heqim këmbën dhe kur është zgju e kërkonte”, kryeinfermierja e UÇK-së tregon momentin e rëndë që përjetoi në luftë
Fitnete Seta ka më shumë se tre dekada që ia kushtoj uniformës ushtarake. Set...
-
Kuvendi i Kosovës ndriçohet kuq e zi
Atmosfera kuqezi e festës së madhe të 28 Nëntorit po vazhdon edhe në orët e m...
-
“Isha 24 vjeçare kur iu bashkova UÇK-së”, majores së FSK-së i mbushen sytë me lot kur i falenderohet atyre që dhanë jetën e kontribuan për liri
Edhe sot pas 26 vitesh, Fitnete Setës i mbushen sytë me lot kur kujton bashkë...