Lajme

“Mos na kërkoni llogari nëse i vrasim hajnat”- Banorët e këtij fshati të Gjilanit në hall

Autori: L Abazi 19:21 | 22 June 2021

Në fshatin Malishevë të Gjilanit për disa javë janë thyer nga hajnat rreth 30 shtëpi, shkruan Gazeta inFokus.

Banorët e këtij fshati kanë bërë apel nga policia e Kosovës që të ndalen” vjedhjet serik”e siç i kanë quajtur ata.

Njëri nga banorët e këtij fshati përmes një postimi në facebook ka thënë se asnjë banori të Malishevës nuk mund ti kërkohet llogari nëse ndodh deri tek vrasja e hajnave nëpër shtëpi apo edhe nëpër rrugët e këtij fshati.

-Advertisement-

“SOT E TUTJE, askujt ndaj banorëve të Malishevës nuk mund ti kërkohet llogari dhënie para ligjit nëse ndodh deri te ndonjë vrasje e hajnave nëpër shtëpitë dhe rrugët e Malishevës, këtë duhet ta ketë shumë të qartë Policia dhe Gjykata e Gjilanit, sepse prona dhe familja janë të shejta”, ka shkruar Riad Rashiti.

Ai ndër të tjera ka thënë se llogari duhet të japin institucionet e shtetit për mos efikasitet dhe për mos dënimin e meritueshëm të hajnave nga Gjykata.

Gjithashtu ai ka treguar se gjatë mbrëmjes së hënë janë parandaluar disa vjedhje fal reagimeve të banorëve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka asnjë rezultat në kapjen e hajnave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera