Fokus

“Mos ma vri*ni nanën“, Flora Brovina rrëfen momentin trishtues kur djali i saj i bërtiste policisë gjatë demonstratave në vitin 1981

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 28 November 2023

Këtë javë emisioni i shëndetësisë “Doktor Plus” që është prodhim i Gazetës Infokus ka përgatitur një edicion special për nder të festive të nëntorit, përkatësisht Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari dhe përvjetorin e daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë edicion special është diskutuar për kontributin e jashtëzakonshëm të mjekëve gjatë një periudhe shumë të vështirë për vendin tonë.

E për të folur për këtë kontribut e ftuar ishte ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës njhërit edhe pediatre, Flora Brovina.

-Advertisement-

Ajo ka folur për fillimet e saj në mjekësi si dhe punës së saj në gazetari, ku ka treguar momentin se si gjate demonstrative të vitit 1981 djali i ka bërtitur policëve të asaj kohe.

“Si sfidë vendosa të kaloj në profesionin e mjekësisë, se edhe ashtu veç kisha fillu të punoj me të lënduarit gjatë protestave. Më kujtohet si gazetare protesta me gazin lotsjellës dhe nga rrokaqielli ku banoja, zëri i fëmiut tim Uranikut, 4- vjeç i cili i bërtiste policisë ‘mos ma vrisni nanën”, është shprehur Brovina.

Deklarata e plotë:

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera