Sport

Mos e humbisni golin e ‘çmendur’ të realizuar nga futbollisti i Portos në fund të ndeshjes ndaj Chelseas

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 13 April 2021

Skuadra e Portos është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pavarësisht se e mposhti Chelsean në udhëtim me rezultat minimal 1-0, në duelin kthyes të zhvilluar në kuadër të çerekfinales, shkruan Gazeta inFokus.

Ekipi portugez javën e kaluar ishte mposhtur në shtëpi nga londinezët me shifrat 2-0, dhe me rezultat të përgjithshëm 2-1 është larguar nga gara më prestigjioze për klube në Evropë.

Në takimin e sontem të luajtur në stadiumin ‘Stamford Bridge’ në Londër, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Mehdi Taremi në minutën 90+4.

-Advertisement-

Taremi shënoi një gol të ‘çmendur’ në stilin gërshërë, por goli i tij nuk vlejti që Porto të kalonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Më poshtë keni supergolin e realizuar nga Mehdi Taremi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera