Rozë

Morena Taraku ndalohet nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 28 September 2021

Ndonëse një pjesë më të madhe të kohës po e kalon në Turqi, Morena Taraku vizitat drejt Kosovës i ka të shpeshta.

Këngëtarja dhe modelja shqiptare me të ardhur në Kosovë është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

-Advertisement-

“Qishtu të presin në Kosovë, jemi të dashur dhe të mirëkuptueshëm, kuptohet!”- ka shkruar Morena, derisa nuk ka bërë të ditur arsyen e ndalesës.

Kujtojmë se dy javë më parë, Morena Taraku ka humbur një person të afërt, një nga miqt e saj më të mirë, i cili nuk arriti të përballojë një sëmundje të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera