Sport

Momenti kur Vedat Muriqi firmos me Lazion

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 15 September 2020

Klubi i Lazios sot ka prezantuar futbollistin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, shkruan Gazeta inFokus.

Prizrenasi ka kaluar te klubi italian për shumën e 18 milionë eurove, plus 2 milionë bonus.

Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë, ku pritet të përfitoj 2.2 milionë euro brenda një sezoni.

-Advertisement-

Sulmuesi kosovar në Lazio është transferuar pas një edicioni fantastik që pati te Fenerbahçe.

Lazio ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet Muriqi duke nënshkruar kontratën e tij.

“Mirësevjen në anijen tonë, piratë”, ka shkruar si mbishkrim Lazio në twiter./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera