Lajme

Momenti kur PSD e gjuan Kurtin me qershi, ndërhyjnë mbrojtja e afërt e policia

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 24 November 2022

Partia Socialdemokrate e ka gjuajtur me qershi sot kryeministrin Kurti gjatë një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Tashmë, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, e ka publikuar edhe momentin kur është kryer ky akt.

Në videon më poshtë shihet se e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e mbrojtjes së afërt dhe policisë.

“Sapo ia kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete. Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive. Ky është vetëm fillimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nënshtrat Asociacionin. Segregimi etnik është i pajetueshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

-Advertisement-

PSD sot ka realizuar një aksion para Qeverisë (te ish objekti i Rilindjes) pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë për targat.

“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PSD.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera