Lajme

Momenti kur digjet vetura pas vrasjes së rëndë në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 24 January 2023

Një 48-vjeçar është vrarë mbrëmë Kaçanik, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Siç thuhet në komunikatë, viktima është gjetur pa shenja jete në një veturë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër.

Nga hetimet e para dyshohet se në drejtim të veturës së tij është shtënë me breshëri plumbash dhe autorët janë larguar në drejtim të panjohur.

-Advertisement-

Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka, ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.

Në mediat lokale janë publikuar pamjet e djegjes së veturës nga të dyshuarit.

Trupi i pajetë i viktimës N.C. 48-vjeçar është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera